Peter Stano

Bashkimi Evropian sërish ka këmbëngulur në rifillimin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë

Bashkimi Evropian ka këmbëngulur sërish në rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi. Nga Brukseli është thënë se qeveria dhe autoritetet e reja duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive, në mënyrë që të arrihet marrëveshja gjithëpërfshirëse.  Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano, ka deklaruar se BE-ja ishte shumë e qartë në deklaratën e përbashkët të lëshuar nga përfaqësuesi i lartë i BE-së për Punë të Jashtme, Borrell, dhe nga komisionari Varhelyi. Por Lideri i Vetëvendosjes, partisë që ka fituar zgjedhjet e 14 shkurtit, Albin Kurti, ka thënë se dialogu nuk do të jetë prioritet i qeverisë së tij.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …