Duke reaguar ndaj vendimit të përfaqësuesit të lartë në Bosnje e Hercegovinë, që mohimi i gjenocidit të jetë vepër e dënueshme, Bashkimi Evropian ka përsëritur thirrjen që gjenocidi në Srebrenicë të mos mohohet. BE-ja po ashtu ka kërkuar që liderët politikë të përmbahen nga retorika nxitëse. “Kemi marrë në dijeni miratimin e Ligjit kundër mohimit të gjenocidit. Ky është një vendim nga ana e përfaqësuesit të lartë (Valentin) Inzko. Duam të jemi të qartë: revizionizmi dhe mohimi i gjenocidit janë kundër vlerave fondamentale evropiane”, ka thënë një zëdhënës i BE-së. I njëjti ka thënë se pajtimi është një prej prioriteteve kryesore që Bosnja e Hercegovina duhet të përmbushë në mënyrë që të ecë në rrugën drejt BE-së.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …