leoni

Bashkimi Evropian shpreh keqardhje për dështimin e Serbisë në hetimin e sulmeve në veri të Kosovës

Bashkimi Evropian shpreh keqardhje të thellë, pasi  Serbia nuk ka ndërmarrë veprime të mjaftueshme për të ndëshkuar autorët e sulmeve të vitit të kaluar në veri të Kosovës. Në draftin e konkluzave të Këshillit të Përgjithshëm të BE-së, kushtuar Serbisë, kërkohet që Serbia të “urgjentisht” sjellë para drejtësisë përgjegjësit për dhunën e ndodhur në maj dhe shtator, përfshirë sulmin në Banjskë. Në draftin që pritet të miratohet, BE dënon fuqishëm sulmet dhe thekson domosdoshmërinë për llogaridhënie të plotë. Konkluzat pritet të miratohen fillimisht nga ministrat evropian për Evropën në mes të dhjetorit dhe më pas nga liderët e shteteve anëtare të BE-së në samitin e fundvitit. Pakoja e konkluzave për zgjerimin, që miratohet çdo vit, përfshin gjithashtu theksimin e rëndësisë së vazhdimit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

Jasharët e Prekazit nuk e mbrojtën vetëm pragun e shtëpisë, por dinjitetin e shqiptarëve

Bedri Hamza uron Ditën e Kushtetutës dhe thekson rëndësinë e realizimit të parimeve kushtetuese për qytetarët

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza, ka uruar qytetarët me rastin e …