Bashkimi Evropian shtrëngon masat kundër Covid-19, ndërsa janë rritur infektimet me variantin Delta

Bashkimi Evropian shtrëngon masat kundër Covid-19, ndërsa janë rritur infektimet me variantin Delta

Shtetet europiane shtrëngojnë masat kundër koronavirusit, ndërsa përballen me rritje të infektimeve me variantin Delta. Incidenca 7 ditore e rasteve për 100 mijë banorë në Gjermani është më shumë se trefishuar që prej fillimit të korrikut, bëri të ditur instituti Robert Koch të mërkurën. Kreu i institutit Lother Wieler paralajmëroi se në vend, kishte nisur vala e katërt e pandemisë. Për të frenuar shifrat në rritje të pandemisë dhe përballë ngadalësimit të fushatës së vaksinimin, kreu i kancelarisë Helge Broun sugjeroi se ata që nuk marrin vaksinën do të shijojnë me pak liri. Sakaq në Francë, ligj i iri që zgjeron përdorimin e certifikatës shëndetësore në një sërë zonash të tjera publike do të hyjnë në fuqi më 9 gusht, për të ndihmuar vendin të luftojë me valën e 4-rt të koronavirusit.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …