Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrel dhe Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhely, kanë reaguar në lidhje me zgjedhjet në Shqipëri, ku deri më tani po prinë Partia Socialiste e ndjekur nga Partia Demokratike, e treta rënditet LSI dhe e katërta PSD. Në një deklaratë për mediat, zyrtarët u bëjnë thirrje partive politike të respektojnë rezultatin e zgjedhjeve. Ndër të tjera në deklaratën e përbashkët të zyrtarëve evropianë theksohet se zgjedhjet u mbajtën duke zbatuar një kornizë të re zgjedhore, të miratuar në përputhje me rekomandimet e OSBE / ODIHR. Procesi i numërimit të votave pas zgjedhjeve të 25 prillit në Shqipëri po shkon drejt fundit.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …