Bashkimit Evropian i vjen keq për anulimin e vizitave të zyrtarëve serbë në Kosovë

Bashkimit Evropian i vjen keq për anulimin e vizitave të zyrtarëve serbë në Kosovë

Bashkimi Evropian është duke i vështruar zhvillimet në veri të Kosovës me theks të veçantë vizitat e politikanëve serbë në prag të zgjedhjeve presidenciale, që do të mbahen të  dielën. Ndërkohë, sot kryeministri serb Aleksandër Vuçiq, ka dashur të vijë në Leposaviq por e ka anuluar vizitën e tij si shkak i kushtëzimeve që i kanë venë autoritetet e Kosovës. Kurse zëdhënësja e BE-së Maja Kocijancic, ka thënë se mirëpresin vizitat e tilla të planifikuara në bazë të marrëveshjeve të arritura në dialogun e ndërmjetësuar nga BE, por që sipas saj është për keqardhje që ato nuk janë realizuar. “Është për të ardhur keq se si kohëve të fundit vizitat e planifikuara në bazë të këtyre marrëveshjeve nuk po realizohen. Ne kemi marrë raporte rreth bllokimit të rrugëve, duke parandaluar njerëzit që të marrin pjesë  sot në tubimet në veri të Kosovës. BE-ja kërkon nga autoritetet përkatëse në Kosovë që të sigurojnë kushtet për njerëzit që dëshirojnë të marrin pjesë në këto tubime”, ka thënë Kocijancic.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …