Pas dy ditësh intervistimi në Hagë nga Gjykata Speciale, ish-zëvendëskomandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së Sokol Bashota është kthyer në Kosovë. Ai në Aeroportin “Adem Jashari” ka bërë me dije se është intervistuar si i dyshuar. Bashota ka treguar se Gjykata Speciale i kishte ofruar një marrëveshje e cila për të ishte e favorshme në këtë proces, por ishte e dëmshme për UÇK-në. Ai ka thënë se ka refuzuar këtë marrëveshje, për të cilën ka theksuar se do të flas ditëve të ardhshme. “Më është ofruar marrëveshje që për mua ishte e favorshme, do të më ndihmonte mua në proces në të ardhmen, por do të ishte e dëmshme për UÇK-në”, ka thënë ai. Bashotën kishin dalë për ta pritur në Aeroport shumë qytetarë të Klinës dhe bashkëluftëtarë të tij.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …