Baskimi Evropian nuk e kundërshton përfshirjen e Rusisë në dialogun Kosovë - Serbi

Baskimi Evropian nuk e kundërshton përfshirjen e Rusisë në dialogun Kosovë – Serbi

Rusia si pjesë e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë nuk është shuar asnjëherë si ide në Kremlin, por është përfolur herë më pak e herë më shumë. Ngritja e këtij diskutimi ditët e fundit ka ardhur pas propozimit të ambasadorit rus në Beograd, Aleksandër Bothan Kharachenko, për përfshirjen e Moskës në dialogun Kosovë – Serbi. Sipas Kharchenko, Rusia do t’i përfaqësonte interesat e Beogradit në dialog, ndërsa një propozim dhe ide e tillë nuk është kundërshtuar menjëherë as nga Bashkimi Evropian e as nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Qëndrimi i Bashkimit Evropian dhe i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është pothuajse i njëjtë karshi Rusisë, që të dyja tentojnë ta minimizojnë mundësinë e ndërhyrjes së Rusisë në Ballkanin Perëndimor por, si duket, të dyja ndajnë qëndrimin e njëjtë edhe sa i përket përfshirjes së Rusisë në dialogun Kosovë – Serbi.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …