Ish-i burgosuri politik, Basri Musmurati, ka bërë një zbërthim të rëndësishëm duke identifikuar disa individë shqiptarë që ishin pjesë e Drejtorisësë Sigurimit Shtetëror, e njohur si UDB. Ai ka përmendur emrat e Selim Broshës, Tefik Mehmetit, Bafti Jakupit, Bashkim Kursanit, Sinan Sahitit, Daut Morinës dhe Asllan Sllamnikut si persona që e torturuan gjatë periudhës së tij të burgosjes nga 2 korriku deri në nëntor të vitit 1981. Musmurati ka përshkruar torturat që i janë nënshtruar në Burgun e Gjilanit dhe më pas në atë të Prishtinës. Ai ka theksuar se në Gjilan përjetoi tortura të dhunshme nga Tefik Mehmeti, ndërsa situata u përkeqësua në Prishtinë ku torturat ishin të vazhdueshme dhe më të dhunshme. Musrati ka bërë të ditur se Bafti Jakupi ishte një nga individët më të besuar të sigurimit serbo-jugosllav, i njohur për përpjekjet e tij në shkatërrimin e “irridentës shqiptare”.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …