Ish-luftëtarët e Batalionit “Atlantiku” kanë shprehur indinjatë rreth aktakuzës në Speciale ndaj kryetarit Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli, duke e quajtur “luftë speciale” të Zyrës së Prokurorit të Specializuar kundër UÇK-së dhe kundër shtetit të Kosovës. “Në Kosovë agresori ka qenë Serbia. Serbia ka qenë ajo që ka okupuar territorin e Kosovës dhe ka kryer krime të tmerrshme: duke vrarë mbi 1000 fëmijë shqiptarë; duke djegur me qindra kufoma shqiptarësh, pleq e plaka, të ekzekutuar në gjakftohtësi, në total mbi 12 000 shqiptarë të vrarë; duke dhunuar mijëra gra dhe vajza shqiptare; duke djegur, plaçkitur dhe shkaktuar dëme materiale mbi 50 miliardë euro për popullin e Kosovës dhe duke dëbuar rreth 1 milion shqiptarë nga toka dhe shtëpitë e tyre”, shkruhet në njoftimin e përbashkët të pjesëtarëve të dikurshëm të këtij batalioni, Për ish-ushtarët e Batalionit “Atlantiku” veprimi i Prokurorisë Speciale paraqet “delegjitimim të Gjykatës Speciale”.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …