Batalioni Italian nga Forca Operacionale Rezervë i NATO-s, është vendosur në Kosovë

Batalioni Italian nga Forca Operacionale Rezervë i NATO-s, është vendosur në Kosovë

Autoritete të KFOR-it kanë bërë të ditur se Batalioni Italian nga Forca Operacionale Rezervë është vendosur në Kosovë. Ky angazhim shtesë u ndërmor si pjesë e misionit paqeruajtës të udhëhequr nga Aleanca Veriatlantike. KFOR-i vazhdon të përmbushë mandatin e tij të OKB-së për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë”, thuhet në njoftim. Disa shtete veçmas Turqia, Britania e Madhe, Gjermania e Italia  kanë rritur praninë e  ushtarëve të tyre në Kosovë për shkak të zhvillimeve në Veri, e sidomos pas sulmit të bandave serbe, në Banjskë të Zveçanit.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …