Bayram Pomak

Bayram Pomak: Lapidari i 15 Korrikut në Tiranë dhe loja e re e FETO-së

Në aktivitetet për shënimin e përvjetorit të 3-të të ‘15 Korrikut’, në Tiranë, përmes një ceremonie zyrtare është zbuluar Lapidari kushtuar 251 dëshmorëve të demokracisë, të cilët ranë në natën e tentativës së grusht-shtetit në Turqi. Sidoqoftë, gati një muaj pas zbulimit të këtij lapidari, kjo çështje filloi e u fut në rend të ditës, sikur të ishte shtypur ndonjë buton i fshehtë. Dikush u shqetësua seriozisht. Opinioni publik shqiptar (në Kosovë dhe Shqipëri), duhet të kuptojë mirë se çfarë është në të vërtetë 15 Korriku, sepse rreth kësaj historie, është manipuluar seriozisht publiku.

15 Korriku është një ‘betejë’ e cila është zhvilluar ndërmjet atyre që e duan demokracinë dhe puçistëve të pabesë. Bëhet fjalë për një ngjarje ku një grup i cili pasi i provoi të gjitha rrugët për ta përmbysur qeverinë, duke përdorur forcën e armëve më të rënda për ta bërë këtë, ani që qeveria në pushtet ka ardhur përmes zgjedhjeve demokratike. Megjithatë, Demokracia e cila nga perëndimi konsiderohet si vlera më e rëndësishme, nuk u aplikua në kushte të barabarta kur në konsideratë erdhi shteti i Turqisë. Pas përpjekjeve për grusht-shtet në Turqi, shtetet e perëndimit, bashkë me ShBA-në, qenë të ngadalshme në lëvizjet e tyre për ta dënuar këtë akt, duke ngecur në klasë në lëndën për mbrojtjen e vlerave demokratike. Sepse për Perëndimin, demokracia nënkupton një vlerë vetëm brenda kufijve të tij, kurse kjo vlerë jashtë kufijve perëndimor vjen në shprehje vetëm atëherë kur implikohen interesat e ngushtë perëndimor, pra kur në krye vijnë persona apo grupe të caktuara që i hynë në punë perëndimit. Gjatë viteve të fundit, kemi parë mjaft shembuj të këtillë.

Juve ju kujtohet mirë kur Perëndimi fillojë menjëherë bashkëpunimin me qeverinë e Sisi-t në Egjipt, e cila rrëzoi me puç ushtarak qeverinë Mursit, e cila u zgjodh me votë të lirë e demokratike të popullit egjiptian. Po kështu, kemi shembullin e Venezuelës. Perëndimi e pranoi Guaidon si kreu i shtetit, i cili u përpoq të vinte në pushtet me grusht-shtet dhe jo me zgjedhje të lira e demokratike. Këta dy shembuj të freskët na tregojnë hapur se si Perëndimi i shkel vlerat e tij. Gjatë gjithë historisë, vlerat e Perëndimit kanë qenë të vlefshme vetëm për vendet perëndimore, kurse për pjesën tjetër të botës, këto vlera vinin në shprehje vetëm nëse ato ishin në përputhje me interesat e plota të perëndimit. Në fakt, kjo hipokrizi është vënë në dukje edhe nga disa politikanë nga Kosova e Shqipëria, të cilët kohë pas kohe e kritikojnë Evropën për dyfytyrësi.

Duke pas parasysh shembujt e Egjiptit dhe Venezuelës mund të shohim se ajo se çfarë është kërkuar të bëhet në Turqi, është njëjtë me këta shembujt e lartcekur. Forcat e jashtme që ishin të shqetësuara nga politikat e Turqisë, përdorën terroristët e FETO-s të cilët janë nën kontrollin e tyre për ta përmbysur qeverinë legjitime. Por ata nuk e arritën të llogarisin diçka shumë të rëndësishme: popullin turk!!! Populli turk rezistoi duke shkruar një histori të re atë natë. Ai vuri jetën e tij përballë të ashtuquajturve ushtarë me armë, tanke dhe helikopterë që hidhnin bomba dhe plumba mbi civilët. E gjithë kjo ndodhi para syve të botës. Të gjitha kamerat ishin në Turqi dhe incizuan se si populli turk rezistoj kundër puçit ushtarak. Atë natë populli tha njëzëri: «Ne nuk e gjetëm këtë vend në sokak, vdesim dhe nuk dorëzohemi!». Dhe kështu ndodhi  në të vërtetë. Përveç dëmeve ekonomike dhe infrastrukturore, kostoja e natës ishte mbi 2000 të plagosur dhe 251 të vrarë. Përpara syve të botës, helikopterët dhe avionët hodhën bomba mbi popullin civil, u bombardua kuvendi, stacioni policor, pallati presidencial kanali televiziv shtetëror dhe shumë godina të tjera. Në orët e para të përpjekjes për grusht shtet, dëgjoheshin ulërimat e fitores por kur e panë se nuk mund të arrijnë një rezultat të këtillë, filluan ta bënin gati marrëzinë, se gjoja ky ishte një teatër, e ne anën tjetër kishte një turmë e cila ishte e gatshme që ta besonte.

Le të vijmë te lapidari i 15 korrikut në Tiranë. Kur bëhet fjalë për aktivitetet e Turqisë në Kosovë, Shqipëri ose diku në Ballkan, kjo ka filluar të quhet ‘shtrirja e ndikimit’; kurse kur këto aktivitete po behën nga Evropa, quhet ‘‘investim’’. Duke bërë lojëra llafesh po manipulohen perceptimet e njerëzve. Këto lojëra nuk janë asgjë me shume sesa manipulime të opinionit.

Të vrarët më 15 korrik po quhen si martirët e demokracisë në Turqi. Demokracia është një parim universal dhe një simbol i botës së lirë. Ata që u martirizuan atë natë kishin vetëm një qëllim: mbrojtjen e qeverisë legjitime të zgjedhur në mënyrë demokratike si dhe mbrojtjen e shtetit të tyre në mënyrë që ajo të mos futet nën dominimin e fuqive të huaja. Prandaj për këta njerëz të cilët i treguan botës se si mbrohet demokracia, nuk mjaftojnë vetëm lapidarët, por për ta duhet të mbahen mësime edhe nëpër shkolla.

Por në mediat shqiptare në Kosovë e Shqipëri, çështja e lapidarit po provohet të bëhet pjesë e rendit të ditës, si të shtypej një boton i fshehtë nga dikush. Futja e kësaj çështjeje në rend të ditës a mund të jetë vetëm rastësi? E sidomos nëse bëhet fjalë për Shqipërinë e cila është vendi ku FETO është më i fuqishëm në Ballkan.  Padyshim dhe haptas shihet se pas kësaj pune në Tiranë po qëndron Organizata terroriste FETO, e cila është përhapur pothuajse në çdo sferë të shtetit, ashtu siç ishte dikur edhe në Turqi. Dihet qartë që ka edhe Media që financohen nga FETO. A thua pse një profesor me emrin David L. Philips i cili në të kaluarën kishte shfaqur haptas mbështetjeje tij për FETO-n, po jep deklarata edhe për rastin e Lapidarit në Tiranë? Prandaj, haptas shihet se gishti i FETO-së qëndron prapa edhe te rasti i lapidarit në Tiranë. Duke provokuar ata të cilët janë kundër Turqisë, tentojnë të krijojnë një atmosferë viktimizuese në Shqipëri. Ata po mundohen të dobësojnë ndikimin e 15 korrikut në mënyrë që ta mbrojnë më shumë veten. Sepse çdo ditë e më shumë ata po mbërthehen dhe atyre po iu zvogëlohet fusha e lëvizjes. Me manovrat e tilla, ata po përpiqen ta manipulojnë situatën në mënyrë që ta përforcojnë pozicionin e tyre por shteti i Shqipërisë është i qëndrueshëm sa i përket kësaj dhe qëndron në vendin e duhur, pra pranë Republikës së Turqisë dhe jo me një organizatë kukull.

Për dëshmorët e 15 Korrikut jo vetëm që duhen të ndërtohen monumente dhe lapidare, por heroizmi i tyre duhet të futet në mësimet shkollore për të treguar se si duhet të qëndrohet karshi lëvizjeve jo-demokratike.

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …