Baza ajrore e NATO-s, në Kuçovë të Shqipërisë, është përgatitur dhe do të përurohet më 4 mars

Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë ka bërë të ditur se janë kryer përgatitjet në bazën ajrore të aleancës ushtarake të NATO-s, në Kuçovë të Shqipërisë,  e cila do të përurohet më 4 mars. Komandanti i Forcës Ajrore të Shqipërisë, gjeneral brigade Ferdinand Dimo, tha se trupat e NATO-s dhe mjetet fluturuese të saj së shpejti do të akomodohen, stërviten dhe fluturojnë duke u nisur nga baza ajrore e Kuçovës, tashmë bazë ajrore taktike e NATO-s. Shqipëria është anëtare e NATO-s prej vitit 2009. Me këtë rast ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, përmes një postimi theksoi se kjo bazë do të shërbejë si qendër për aktivitetet e Forcës sonë Ajrore, duke ofruar infrastrukturë të avancuar për avionët luftarakë dhe ata të transportit të Aleancës. Ky hap shënon një fazë të re në forcimin e kapaciteteve tona për bashkëpunim ndërkombëtar dhe siguri rajonale. Baza e Kuçovës u përmend edhe nga sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken gjatë vizitës së tij në Tiranë, më 15 shkurt.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …