leoni

A.Q: Shqiptarët në Ballkan dhe në rajon drejtojnë katër kuvende të katër shteteve

BBC: Me refuzimin e tij për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, BE i ka dërguar një mesazh të zymtë gjithë Ballkanit

Refuzimi i hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ishte ekuivalentja diplomatike e Bashkimit Evropian e ofrimit të shtrëngimit të duarve në fillim dhe më pas e shpërfilljes, shkruan Guy Delauney i BBC. Në këtë histori “Emmanuel Macron i Francës luajti rolin e kryekundërshtarit”, thekson Delauney. “Macron tha ‘jo’ kur të gjithë liderët e tjerë të BE-së ishin në favor të dhënies zyrtare të fillimit të bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”. ”Me refuzimin e tij, Bashkimi Evropian i ka dërguar një mesazh të zymtë gjithë Ballkanit, jo vetëm për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por edhe për Serbinë dhe Malin e Zi e për më tepër edhe për Kosovën dhe Bosnje-Hercegovinën. Në veçanti, për të rinjtë shqiptarë dhe maqedonas, refuzimi vjen si një goditje, çka lë pas aspiratat evropiane të një brezi të ri. Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker e konsideroi veton franceze një gabim historik duke paralajmëruar se kjo do të kompromentonte seriozisht ndikimin e BE-së në të gjithë Ballkanin Perëndimor”, thotë BBC.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …