leoni

BDI: Mickoski injoroi Amerikën, injoroi Europën, po injoron edhe të ardhmen europiane të qytetarëve

BDI: Afrim Gashi, zëdhënësi i Hristijan Mickoskit dhe simbol i nënshtrimit

Në një kumtesë të BDI-së thuhet  se Afrim Gashi, i zgjedhur nga Hristijan Mickoski si i preferuari i tij mes shqiptarëve për kryetar të Kuvendit, edhe një herë ka dëshmuar paaftësinë dhe nënshtrimin e tij. Në vend që të ushtrojë detyrën si kryetar i Kuvendit, ai vepron si zëdhënës i Mickoskit dhe kërkon që shqiptarët të heshtin për poshtërimin dhe nënshtrimin që përjetojnë në qeveri. Ndërkohë që qeveria vendos supremaci monoetnike në çdo sferë të jetës publike dhe shtetërore, gjymton Kushtetutën përmes vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe e kthen atë në një gjendje që dikur u quajt gjenerues i konflikteve, ai i quan shqiptarët destabilizues. Sa shumë na kujton politikanët e zgjedhur nga Beogradi për të udhëhequr Kosovën në vitet ’80-’90. Gashi do të mbahet mend për faktin se e tronditi delegacionin e Kuvendit të Shqipërisë duke komunikuar me ta ekskluzivisht në gjuhën maqedonase. Afrim Gashi është turp për mbarë kombin. Është koha që menjëherë të japë dorëheqje për të shpëtuar  dinjitetin e popullit që pretendon se përfaqëson.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu: Dejona Mihali duhet të shpallet person non-grata, po i dirigjon deputetët e Vetëvendosjes se si të votojnë në Kuvend

Ganimete Musliu, ka deklaruar se sulmi në kanalin e Ibër-Lepencit është kryer nga Millan Radoiçiq, i mbështetur nga Serbia

Pas raportimit të drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti në Komisionin për …