BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Asnjëherë më parë shqiptarët nuk kanë qenë kaq të nënçmuar, të sulmuar dhe kaq të pambrojtur në institucionet e Maqedonisë së Veriut

Në një reagim të BDI-së thuhet se asnjëherë më parë shqiptarët nuk kanë qenë kaq të nënçmuar, kaq të sulmuar dhe kaq të pambrojtur në institucione e Maqedonisë së Veriut. Kjo parti ka theksuar se gjyqësori është kthyer në një instrument për zbatimin e një agjende monoetnike, ndërsa gjuha shqipe është bërë objektiv i sulmeve nacionaliste që synojnë ta degradojnë dhe ta zhdukin. Përfaqësimi i drejtë dhe proporcional, një nga shtyllat kryesore të Marrëveshjes së Ohrit, për herë të parë pas nënshkrimit të saj ka mbetur pa mbrojtje ligjore. Shërbimet e sigurisë janë spastruar nga profesionistët shqiptarë, ndërsa bizneset shqiptare janë përjashtuar nga proceset e prokurimeve publike. Kjo qasje diskriminuese dhe politika që margjinalizojnë shqiptarët dëshmojnë mungesën e legjitimitetit dhe kapacitetit të kësaj qeverie për të mbrojtur interesat e të gjithë qytetarëve në mënyrë të barabartë. Shqiptarët nuk do të heshtin përballë këtyre padrejtësive dhe do të vazhdojnë të mbrojnë dinjitetin e tyre institucional dhe kombëtar të garantuar me sakrificë dhe marrëveshje ndërkombëtare”, është thënë në reagimin e BDI-së.

Kontrolloni gjithashtu

Hashim Thaçi dorëzon kërkesën e katërt për vizitë urgjente te babai

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka paraqitur kërkesën e katërt për të vizituar urgjentisht babanë …