BDI: Çfarë turpi, zvogëluan shqiptarët dhe miratuan ligjin për ‘Branitellat’

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z, Ali Ahmeti,  ka reaguar ashpër ndaj deputetëve të koalicionit Vlen pas miratimit të rendit të ditës në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, që përfshinte propozimin për ligjin për “Branitellat”. Ai shprehu shqetësimin se Vlen, duke qëndruar në sallë, bëri të mundur kuorumin për këtë pikë të diskutueshme, të cilën e quajti “turp”. Ndër pikat kryesore të kritikave të BDI-së janë: Zvogëlimi i përqindjes së shqiptarëve në balancues nga 29.5% në 24.3%; Heqja e flamurit kombëtar shqiptar; Mohimi i gjuhës shqipe në Gjykatën Kushtetuese; Përfshirja e “Branitellave” në rendin e ditës. i propozuar më 1 korrik 2024, është rezultat i një qeverie jolegjitime të drejtuar nga koalicioni VMRO-ZNAM-SVLEN. Ai kritikoi ashpër deputetët e koalicionit Vlen për pjesëmarrjen e tyre në kuorum, duke i cilësuar si humbës të zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale. Në reagimin e tij, BDI nuk kurseu as akuzat ndaj kryetarit të Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, duke e quajtur atë “rrenacak patologjik”.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur rreth marrëdhënieve të tensionuara mes Vjosa Osmanit e Albin Kurtit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur lidhur me marrëdhëniet e  tensionuara mes presidentes …