BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Deklaratat e VLEN-it për abetaren e unifikuar janë përpjekje të kota për të fshehur të vërtetën duke manipuluar opinionin

Deklaratat e VLEN-it për abetaren e unifikuar janë përpjekje të kota për të fshehur të vërtetën dhe për të manipuluar opinionin publik.  E vërteta është e qartë dhe e dokumentuar: Ligji i miratuar prej tyre ndalon përdorimin e abetares së unifikuar shqiptare.  Sipas nenit 10 paragrafit 2, të ligjit, “për lëndët e gjuhës dhe kulturës të komuniteteve, përfshirë ato për herë të parë të futura në arsim, tekstet duhet të hartohen nga shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kjo dispozitë eliminon mundësinë e përdorimit të teksteve të hartuara në bashkëpunim me vendet tjera, përfshirë abetaren e unifikuar, një arritje madhore që garanton standardizimin dhe zhvillimin e gjuhës amtare.  Abetarja  e unifikuar nuk është dhe nuk mund të jetë çështje politike. Ajo është një simbol i përbashkët kombëtar që garanton barazi dhe cilësi në arsimin shqip, duke u siguruar nxënësve tanë mundësi të barabarta për të mësuar gjuhën amtare në standard të lartë. Abetarja e unifikuar nuk mund të ndalohet me asnjë ligj apo interpretim politik. Të mbrojmë abetaren është detyrë kombëtare!

Kontrolloni gjithashtu

Ushtarët amerikanë të rreshtuar në Komandën Rajonale Lindore të KFOR-it, po patrullojnë në veri të Kosovës

Ushtarët amerikanë të caktuar në Komandën Rajonale Lindore të KFOR-it, misioni i udhëhequr nga NATO …