BDI dënon ashpër kalimin e fazës së parë të propozim-ligjit për ndryshime në arsimin e mesëm, në Maqedoni

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër kalimin e fazës së parë  të propozim-ligjit për ndryshime në arsimin e mesëm, që imponon zgjidhje mono etnike dhe cenon frymën e bashkëjetesës ndëretnike.  Ky ligj është një hap prapa dhe i papranueshëm për një shtet multietnik si Maqedonia e Veriut. Edhe më e turpshme është sjellja e koalicionit VLEN. Duke mos votuar, ata heshtën dhe praktikisht dhanë mbështetje për këtë ligj.  Midis frikës nga zemërimi i popullit që aq shumë e kanë nënçmuar dhe frikës nga patronët  e tyre të VMRO-DPMNE-së, ata mbetën të paralizuar. BDI mbështet veprimet e Frontit  për të bllokuar këtë ligj.  Shqiptarët nuk mund të pranojnë vendime që i anashkalojnë ata.  Zgjidhja duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe e drejtë për të gjithë.

Kontrolloni gjithashtu

Sot dhe nesër, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë, kryetarja e Republikës së Sllovenisë, Natasha Pirc Musar

Sot dhe nesër, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë presidentja e Republikës së …