BDI

BDI dënon ashpër shpifjet tendencioze që po botohen nga media të caktuara

Kabineti i Kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, dënon ashpër shpifjet tendencioze të njëpasnjëshme që po botohen nga media të caktuara pa asnjë përgjegjësi ndaj të vërtetës dhe pa asnjë respekt për publikun.
Agjenda e Kryetarit Ahmeti për ditën e djeshme ishte e përqendruar në Tetovë dhe në tubimin e madh me qytetarët e Çairit në Shkup, ndërsa nuk ishte e paraparë asnjë vizitë në Komunën e Likovës e as në fshatin Opajë. BDI konsideron se liria e shprehjes nuk nënkupton edhe lirinë për të shpifur dhe për të mashtruar opinionin publik, e aq më pak të manipulohet me një tragjedi familjare për qëllime zgjedhore.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …