BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI dënon me ashpërsi veton skandaloze të presidentes Gordana Siljanovska-Davkova ndaj dygjuhësisë

Ky është një sulm i hapur ndaj gjuhës shqipe dhe një përpjekje për të minuar të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut! Por ky nuk është një veprim i izoluar, por një strategji qartësisht e koordinuar. Fillimisht, lideri i vlen-it, Afrim Gashi, doli me një deklaratë për të përgatitur opinionin kundër gjuhës shqipe dhe për të krijuar një alibi për këtë lëvizje, e menjëherë pas kësaj, nacionalizmi i tërbuar  antishqiptar u aktivizuan për  të mohuar  dhe sulmuar gjithçka shqiptare.  Ky është një agresion kundër  shqiptarëve  ku VLEN po merr me vetëdije rolin e bashkëpunëtorit. Kjo nuk është vetëm një goditje ndaj gjuhës – është një përpjekje për të kthyer pas shqiptarët, për të çmontuar të gjitha të drejtat e fituara me mund. Qeveria e drejtuar nga VMRO-DPMNE, me përkrahjen e VLEN-it, po tregon se nuk ka asnjë interes për bashkëjetesë, por po ndjek një agjendë revanshiste, antishqiptare dhe të rrezikshme. U bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve, të gjithë qytetarëve që besojnë në bashkëjetesë, botës akademike, shoqërisë civile dhe të gjitha forcave demokratike në vend që të mobilizohen  dhe të mos e lejojmë këtë strategji të turpshme të realizohet. BDI nuk do të qëndrojë duarkryq! Do të përdorim të gjitha mekanizmat politikë dhe juridikë për të ndalur këtë çmenduri antishqiptare!

Kontrolloni gjithashtu

Hashim Thaçi është deklaruar i pafajshëm lidhur me akuzat kundër administrimit të drejtësisë, bëri të Gjykata Speciale, në Hagë

Ish-kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi është deklaruar i pafajshëm lidhur me akuzat kundër administrimit të …