Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson që dështoi plani i Vuçiqit dhe qeverisë monoetnike për ekstradim të ish ushtarit të UÇKsë Blerim Ramadani nga Kosova i cili po përndiqet me urdhër të qeverisë serbe dhe ishte arrestuar në Shkup. Mexhiti dhe Taravari, humbës të zgjedhjeve dhe vazalët e të preferuar të VMROsë, u krekosën që e kanë liruar Blerim Ramadanin, duke e mashtruar opinionin shqiptar. Mickovski dje tha që Mexhiti e Taravari as nuk e kanë hap gojën në qeveri për Blerim Ramadanin dhe që nuk ka dëgjuar se janë lavdëruar për “lirimin” e tij. Mungesa e legjitimitet dhe kredibilitetit të hyzmeçarëve në qeveri po i rrezikon ish ushtarët e UÇK-së. Poshtërimi i shqiptarëve është alarmant dhe skandaloz. VazaLEN-ët po na turpërojnë edhe përpara Kosovës dhe Shqipërisë, përfshirë dhunimin e Presidentes Osmani dhe arrestimin e Blerim Ramadanit, të gjitha me urdhër të drejtpërdrejt nga Vuçiqi dhe Serbia.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …