BDI; Edhe një herë i bëjmë thirrje VMRO-DPMNE të ndalojë instrumentalizimin e institucioneve të shtetit

BDI  i bën thirrje VMRO-DPMNE së të ndalojë instrumentalizimin e institucioneve të shtetit dhe keqpërdorimim  e faktit që shqiptarët sot nuk kanë përfaqësues të mirëfilltë në qeveri, por vetëm disa politikanë të korruptuar që ju i keni zgjedhur për të luajtur rolin e “përfaqësuesve” të shqiptarëve. Përdorimi i kësaj histerie nacionaliste  për të luajtur atë që ju e quani në takimet tua  koha për ” vtoro poluvreme” kundër shqiptarëve është tepër e rrezikshme. Helmimi i hapësirës publike me propagandë anti-shqiptare dhe përhapja e urrejtjes përmes mediave tuaja po dëmton në mënyrë të pariparueshme bashkëjetesën. Shfrytëzimi i ndjenjave të atyre  që nuk janë të gatshëm për bashkëjetesë dhe që çdo ditë bërtasin nëpër media  “Kush do shqip, le të shkojë në Shqipëri” është aventurë e rrezikshme. Kjo qasje  së pari do të ju dëmtojë ju që mendoni se mund të ushqeni egon tuaj dhe fitoni vota përmes “hakmarrjes së pjesës së dytë” kundër shqiptarëve. Bashkëjetesa është gjithçka që kemi. Prandaj, ju këshillojmë të ndaloni këto veprime që minojnë stabilitetin e përbashkët.

 

Kontrolloni gjithashtu

Dje dhe pardje, Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Faton Klinaku, i ka vizituar ish-krerët e kësaj organizate, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, që po e vuajnë dënimin, në Hagë. Ai i ka vizituar edhe ish-kryetarin e Kosovës Hashim Thaçi, pastaj Jakup Krasniqin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin, Salih Mustafën dhe Pjetër Shalën. Faton Klinaku ka deklaruar se të gjithë po qëndrojnë stoikisht përballë padrejtësive. Të gjithë janë mirë me shëndet dhe ju dërgojnë të fala, ka shkruar Faton Klinaku.

Kryetari i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku thotë se po vazhdojnë prapaskenat e Gjykatës Speciale, në Hagë, kundër krerëve të UÇK-së

Kryetari i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku ka reaguar pas raportimeve se presidentja dhe kryeprokurori i Gjykatës …