Koalicioni humbës i partive shqiptare në vend se të përgjigjen për tradhëtinë, gënjeshtrat e përditshme, dështimet katastrofale, servilitetin dhe paaftësinë e tyre, vazhdojnë paturpësisht me komunikata shpifëse dhe të pabazuara për të mbuluar tradhëtinë më të madhe ndaj kombit shqiptar në historinë e këtij vendi. Bashkimi Demokratik për Integrim dëshiron të informojë opinionin publik për të vërtetën rreth këtyre partive që kanë humbur zgjedhjet dhe tani veprojnë si vasalë dhe shërbëtorë të interesave të të tjerëve për ta poshtërsuar kombin shqiptar. BDI ka qenë gjithmonë në mbrojtje të interesave të shqiptarëve dhe ka promovuar vlera të larta morale dhe etike në politikë. Në dallim nga ne, drejtuesit e këtyre partive janë sinonim i korrupsionit dhe tradhëtisë. Që të gjithë kanë qenë partnerë tanë të koalicionit ose pjesë e jona, nga i pari, deri te i fundit.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …