BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: I gabuar dhe i dëmshëm është vendimi i Qeverisë kundër tunelit të Korridorit 8, në aksin Gostivar – Bukojq

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh zhgënjimin e thellë për vendimin e Qeverisë aktuale për shfuqizimin e vendimit të mëparshëm për ndërtimin e aksit rrugor Gostivar – Bukojçan që është pjesë e Korridorit 8 nëpërmjet të ndërtimit të tunelit që lidh Gostivarin me Kërçovën në vend të ndërtimit të autostradës në lartësi të madhe malore. Dëshirojmë të potencojmë se me vendimin e miratuar nga Qeveria e kaluar parashihej projektimi dhe realizimi i tunelit në gjatë 5 km në autostradën  Gostivar- Bukojç që është pjesë e Korridorit 8. Një vendim i tillë është marrë pas përfundimit të të gjitha analizave dhe hulumtimeve gjeo-mekanike për zgjedhjen e variantit më të mirë për ndërtimin e këtij aksi rrugor e cila është më e shpejt dhe më e sigurt për zhvillimin e  komunikacionit dhe njëkohësisht më ekonomike për mirëmbajtjen e saj. Me këtë vendim zgjidhen problemet gjatë ndërtimit  të kësaj pjese të autostradës sepse në të kundërtën do paraqiten problemet që do të zgjate kohën dhe vlerën e ndërtimit, probleme këto që janë  evidente në realizimin projekteve të filluara në të kaluarën.

 Si zakonisht, shqiptarëve pa legjitimitetin e popullit shqiptar në Qeverinë monoetnike nuk iu dëgjua as zëri edhe as që u përfillën kur po cënohet projekti më i madh e më i rëndësishëm i vendit. BDI thekson se ndërtimi i Korridorit 8 është i një rëndësie kyçe për lidhjen e Maqedonisë së Veriut me vendet fqinje dhe për përmirësimin e infrastrukturës rrugore që do të ndikojë në mënyrë pozitive në tregtinë dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe mallrave. Në infrastrukturën dhe për të forcuar pozitën strategjike të vendit tonë në rajon. Ky vendim i gabuar duhet menjëherë të rishqyrtohet bashkë me partnerin strategjik dhe të ndërmerren masa për të vazhduar me realizimin e këtij projekti të rëndësishëm.

Kontrolloni gjithashtu

Nuk gjendet kutia e votimeve për projektin e sheshit, “Adem Jashari”, në Prishtinë

Projektet e parakualifikuara në Konkursin Ndërkombëtar për sheshin monumental në nderim të sakrificës së Adem …