Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ndaj qëndrimeve të shprehura të ish kreut të komunës së Çairit, Izet Mexhiti, dënon ashpër tentativën e tij për t’i ikur përgjegjësisë për krimin e bërë me legalizimet e objekteve dhe ndërtesave në Çair duke hedhur fajin në mënyrë absurde dhe pa asnjë bazë ligjore ndaj qytetarëve të Çairit Izet Mexhiti botërisht pranoi në televizion se vendimet për legalizimet e objekteve apo ndërtesave i ka marrë si kryetar i komunës dhe me preferenca politike-korruptive, e jo në mënyrë strikte siç e parashikojnë dispozitat ligjore dhe nënligjore. Parashtrojmë pyetjen se pse ai, nëse e ka ditur se po bën shkelje të rëndë ligjore ka vendosur të nënshkruajë aktet e legalizimit të objekteve që po i përmend bashkë me mbi 30 ndërtesa kolektive të ndërtuara pas vitit 2011 dhe nuk ka ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore për rrënimin e tyre. Mbrëmë, Izet Mexhiti e pranoi me gojën e vet atë që e dinë të gjithë dhe mediat e kanë botuar, e ajo është që ai ka vendosur vet për legalizimet e objekteve pa leje, e jo ligji! Ftojmë organet e drejtësisë pas këtij pranimi flagrant të përgjegjësisë të veprojë sipas detyrës. Bashkimi Demokratik për Integrim potencon se askush nuk duhet të jetë mbi ligjin dhe për zbatimin e tij përgjegjës absolut janë bartësit e caktuar të funksioneve publike dhe në asnjë mënyrë faji për moszbatimin e ligjeve nuk duhet t’u hidhet qytetarëve.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …