“Grupi i zjarrit” brenda BDI-së kërkon mobilizimin e anëtarësisë së këtij subjekti politik për të kërkuar llogaridhënie

BDI; Ja dëshmia për Kryeministrin: akuzat e bashkëpunëtorit tuaj të ngushtë ndaj Izet Mexhitit për korrupsion

Pas deklaratës së Kryeministrit, ku kërkoi fakte mbi akuzat për korrupsion ndaj Izet Mexhitit, ne po i përgjigjemi me një provë të pakundërshtueshme nga aleati i tij më i afërt dhe Kryetarit de fakto të Kuvendit, Antonio Miloshoski.  Në një video të disa viteve më parë, Miloshoski, duke mbajtur dokumente në duar, akuzon drejtpërdrejt Mexhitin për marrjen e një provizioni prej 14% nga tenderi për Sheshin Skënderbej, në shumën  450 mijë euro. Ai deklaron se rasti aktualisht është në proces nga organet kompetente, dhe zoti Izet Mexhiti dyshohet se ka marrë 450 mijë euro nga një kompani bullgare, e cila ka transferuar 14% të tenderit në një kompani në Dibër që nuk kishte asnjë lidhje me ndërtimin e sheshit. Provizioni i majmë për Izet Mexhitin, ndërsa shqiptarët, maqedonasit dhe boshnjakët në Çair nuk kanë marrë asgjë. Kjo deklaratë ngre pyetje serioze për Kryeministrin: A ka gënjyer Kryetari aktual i Kuvendit, apo po mbuloni këto akuza të rënda për korrupsion? Nëse kërkoni fakte, ja ku janë, nga burimi më i afërt i qeverisë suaj.

Kontrolloni gjithashtu

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është miratuar projektligji për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme

KDI; Kosova, aktualisht, nuk ka as Qeveri në detyrë, as Qeveri në largim, por ekzekutiv me mandat të rregullt kushtetues

Mes debateve për kompetencat e Qeverisë aktuale të Kosovës, edhe organizatat që monitorojnë punën e …