Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj krijimit të kolonave të gjata pranë kufirit të Maqedonisë së Veriut me Kosovën. Në reagim thuhet se Shkupi zyrtar po zbaton idenë e “botës serbe” për largimin dhe pengimin e qarkullimit të lirë të shqiptarëve ndërmjet të dy shteteve. “Pas shumë vitesh, shqiptarët për herë të parë po mendojnë dy herë nëse ia vlen të shkojnë në Kosovë për një drekë apo për të vizituar familjarët dhe miqtë. Pritjet e gjata dhe të papranueshme në pikën kufitare ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës kanë krijuar një pengesë të madhe në lëvizjen e lirë të njerëzve. Shkupi dhe Prishtina, dy Kryeqytetet më të afërtat në rajon me një udhëtim prej më pak se një ore, tani janë bërë të paarritshme. Është e qartë se pas kësaj situate ka një plan për të ngadalësuar komunikimin dhe bashkëpunimin ndërmjet dy anëve të kufirit dhe siç duket vonesat jane te qellimshme dhe kane për qellim dekurajimin e lidhjeve te forta e te ngushta mes dy shteteve, posaçërisht te shqiptareve” thuhet në mes tjerash në reagimin e Bashkimit Demokratik për Integrim.
Kontrolloni gjithashtu
Blerta Deliu-Kodra, akuzoi Vetëvendosjen për orkestrimin e tensioneve, me qëllim për të provokuar ndasi të rrezikshme
Kandidatja për deputete nga PDK-ja, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar ndaj akuzave të ministrit të Kulturës, …