BDI-ja konsideron se opozita shqiptare në Maqedoni është jodinjitoze, tinëzare dhe destruktive e cila çdo ditë i ndryshon qëndrimet dhe vendos kushte vetëm për shqiptarët, vazhdon të qëndrojë në sportelet pritëse të korridoreve të LSDM dhe VMRO me të vetmin qëllim për të rrënuar të arriturat kombëtare dhe për t’iu shmangur përgjegjësisë së tyre për humbjen e thellë. Shqiptarët nuk meritojnë opozitë pa kapacitete demokratike dhe pa moral politik për të bartur përgjegjësi para votuesve dhe para organeve partiake. Humbët në zgjedhjet parlamentare të vitit 2016, më pastaj humbët në zgjedhjet lokale të vitit 2017, humbët në referendum sepse ishit shqiptarët e vetëm që bojkotuan referendumin për NATO dhe BE, humbët edhe në zgjedhjet presidenciale të vitit 2019, por edhe në zgjedhjet lokale në Dibër në 2019, për të humbur përfundimisht në zgjedhjet parlamentare të këtij viti, ndërsa keni humbur edhe kur ishit pjesë e partive tjera që nga viti 2002. Kur do ta lironi skenën e uzurpuar opozitare të mbushur me rekord humbje thuhet në një postim të BDI-së.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Speciale refuzon kërkesën e Pjetër Shalës për mosparaqitje në seancën e shpalljes së Urdhrit për Zhdëmtim
Gjykata Speciale ka njoftuar se Trupi Gjykues ka refuzuar kërkesën e Mbrojtjes për të lejuar …