Bashkimi Demokratik për Integrim ka kritikuar qeverinë e Maqedonisë së Veriut për mos bashkëpunim me aleat të NATO-s. Në reagim më tutje thuhet se përderisa shtetet e Ballkanit janë orientuar drejt vlerave perëndimore, Maqedonia e Veriut ofrohet me Beogradin zyrtar. “Përse Maqedonia e Veriut mbeti jashtë bashkëpunimit ushtarak me aleatët e NATO-s? Shqipëria, Kosova dhe Kroacia nënshkruan një memorandum për bashkëpunim ushtarak dhe industrial, me efekte pozitive edhe në ekonomitë e tyre. Ndërkohë, Maqedonia e Veriut mbeti jashtë kësaj iniciative të rëndësishme rajonale. U harruam? U përjashtuam? Apo kjo qeveri refuzoi të bëhet pjesë e procesit? ….Në vend që të thellojë aleancën me NATO-n dhe partnerët perëndimorë, kryeministri dhe ministri i Mbrojtjes po afrohen me Beogradin dhe aleatët e tij. Ndërsa qeveritë e rajonit lëvizin qartë drejt vlerave euroatlantike, disa ministra të kësaj qeverie janë mysafirë të rregullt në pritjet e ambasadave ruso-kineze, ndërsa të tjerë marrin pjesë në ceremoni shtetërore që janë haptazi kundër NATO-s, aleancës ku ne jemi anëtarë me të drejta të plota. Pse hesht VLEN?” thuhet në reagimin e Bashkimit Demokratik për Integrim.
