BDI: Kryeministri i qeverisë palegjitimitet ta tërheqë iniciativën në Gjykatën Kushtetuese për rishqyrtimin e gjuhës shqipe

Kryeministri i qeverisë pa-legjitimitet duhet  ta tërheqë iniciativën në Gjykatën Kushtetuese për rishqyrtimin e gjuhës shqipe dhe të ndalojë instrumentalizimin e gjykatës nëse do të dëshmojë se nuk është kundër gjuhës shqipe! Nëse kryeministri i Qeverisë pa legjitimitet dëshiron të dëshmojë se nuk ka agjendë anti-shqiptare dhe nuk është kundër gjuhës shqipe, atëherë le të japë shembull duke tërhequr iniciativën e partisë së tij në Gjykatën Kushtetuese për të sfiduar përdorimin e gjuhës shqipe, si dhe të ndalojë instrumentalizimin dhe presionin mbi Gjykatën Kushtetuese për të vazhduar procesin e rinovimit të Marrëveshjes së Ohrit në mënyrë unilaterale. Standardet e dyfishta, thuaj një gjë, bën diçka tjetër, nuk e kanë bërë kurrë një lider të vërtetë dhe as nuk kanë ndihmuar në ndërtimin e besimit ndërmjet qytetarëve të një shoqërie shumetnike si kjo e jona. Gjesti i tërheqjes së kësaj iniciative dhe ndalimi i presionit ndaj institucioneve do të ishte një dëshmi konkrete që kryeministri nuk përdor deklarata boshe për të mbuluar veprime që shkojnë kundër barazisë dhe integrimit. BDI i bën thirrje kryeministrit që t’i japë fund hipokrizisë dhe të tregojë me vepra se është për barazinë e të gjitha komuniteteve. Çdo sjellje ndryshe do të konsiderohet si vazhdimësi e politikave që thellojnë ndasitë dhe dëmtojnë kohezionin ndëretnik.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për debat publik lidhur me rinegociimin e Marrëveshjes së Ohrit është absurd

Mbrëmë, në një tubim madhështor në Gostivar, Kryetari Ali Ahmeti dënoi ashpër vendimin e Gjykatës …