Bashkimi Demokratik për Integrim, vlerëson se protestat paqësore janë instrumente demokratike për të shprehur pakënaqësi të caktuara, dhe të njëjtat paraqesin të drejta kushtetuese të qytetarëve. Mirëpo, nuk mund të përkrahim keqpërdorimin e datave të caktuara me rëndësi historike, siç është 9 Maji – Dita e Evropës, dhe jemi kundër keqpërdorimit të fatkeqësisë së atyre që pësuan, në Kumanovë, më 9 maj të vitit të kaluar. Shqetësimi ynë është se me këtë rast, për përfitime të ulëta politike, subjekte të caktuara para politike, pa kurrfarë përgjegjësie, dhe pa kurrfarë adrese, thirrin popullin në protesta, të cilat nuk dihet në mulli të kujt e shpien ujin. Andaj, u bëjmë thirrje qytetarëve shqiptarë të Republikës së Maqedonisë, që të jenë të matur dhe të rezervuar ndaj këtyre provokimeve të ulëta, që bëhen nga individë dhe subjekte të papërgjegjshme. Bashkimi Demokratik për Integrim, është duke u angazhuar me të gjitha kapacitetet e veta, për zgjidhjen sa më të shpejtë të krizës politike në vend me mjete demokratike.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …