BDI: Kush ka frikë nga vetingu i monitoruar ndërkombëtarisht?

Në një kumtesë të BDI-së, për opinion, thuhet kanë kaluar tre ditë dhe ende nuk ka kërkesë nga partitë politike dhe qeveria monoetnike nga komuniteti ndërkombëtar për vetting të monitoruar ndërkombëtarisht.  Frika nga vettingu i plotë nuk mund të mbulohet me kumtesa qesharake.  Është e qartë se çdo vonesë në këtë proces vetëm do të forcojë dyshimet e qytetarëve për përkushtimin e vërtetë ndaj luftës kundër korrupsionit. Ne  kërkojmë që menjëherë të nisë një vetting i monitoruar ndërkombëtarisht për çdo politikan në tridhjetë vitet e fundit. Ky proces duhet të jetë transparent dhe i pavarur, duke përfshirë mbikëqyrjen ndërkombëtare për të siguruar drejtësi dhe besueshmëri.  Çdo vonesë dhe refuzim vetëm tregon se zhurma për luftën  kundër korrupsionit është një përpjekje për të mbuluar korrupsionin e tyre.  Çdo ditë që kalon pa këtë proces është një humbje përdemokracinë dhe integritetin e vendit tonë.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …