Mickoski dhe VMRO ka nis me lajme të rreme të shpif, dezinfomojë dhe të njollos gjithçka që është shqiptare. Jo më larg se dje, Mickoski në stilin fake-news dhe i verbër nga dëshira për pushtet, nis e akuzon se, BDI dhe Ali Ahmeti paska organizuar një grup të armatosur diku në Çair dhe Butel. BDI dhe Fronti Europian shprehin shqetësimin e thellë për fjalorin nxitës të urrejtjes ndëretnike të Mickoskit një javë para 8 majit, ditën kur Fronti Europian do të shënojë fitoren e thellë. I vetëdijshëm dhe i frikësuar se shërbëtorët e tyre të opozitës shqiptare do të pësojnë humbje të thellë, Mickoski qëllimshëm po rrezikon marrëdhëniet ndërtnike duke ndjellë frikë për destabilizim të situatës, dëshira dhe qëllimi kryesor i qendrave pro-ruse në Maqedoninë e Veriut. Me këtë rast, BDI dhe Fronti Europian i bën thirrje qytetarëve, pa dallim etnie, të mos bien pre e shpifjeve dhe nxitjes së urrejtjes ndëretnike, pasi fjalori si i Mickoskit është agjendë e Moskës dhe Putinit, që duan destabilizimin e Maqedonisë së Veriut në veçanti dhe rajonit në përgjithësi. Përkujtojmë opinionin se kur BDI ka organizuar zgjedhjet vitet e fundit, të njëjtat gjithmonë kanë qenë të lira, demokratike dhe të pranuara ndërkombëtarisht.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …