BDI: Nga janari në janar, rënia e përfaqësimit dhe izolimi ndërkombëtar

Nga janari i kaluar, kur shqiptarët kishin Kryeministrin e parë, në këtë janar, ku për çështjet shqiptare në Maqedoninë e Veriut vendos njeriu i Vulin-it, Stoilkoviq.

Nga një shtet me reputacion të lartë në komunitetin ndërkombëtar, në një regjim të izoluar që rreshtohet me Dodikun dhe grupet anti-perëndimore.

Nga një përfaqësim dinjitoz dhe i institucionalizuar i shqiptarëve, në përjashtim, margjinalizim dhe nënshtrim.

Nga ndërtimi i Korridorit 8 si projekt strategjik për shqiptarët dhe rajonin, në përjashtimin e plotë nga investimet infrastrukturore.

Nga një sistem arsimor që solli Abetaren e përbashkët mbarëkombëtare, në një qeveri që u përpoq të zëvendësojë identitetin dhe kulturën me himnin për nxënësit shqiptarë.

Nga mbështetja e kulturës shqiptare dhe promovimi ndërkombëtar i trashëgimisë sonë, në anulimin e projekteve dhe ndalimin e subvencioneve për institucionet shqiptare.

Nga rritja ekonomike dhe investimet e drejtuara drejt zhvillimit të zonave me shumicë shqiptare, në stagnim të plotë dhe shpërfillje totale nga qeveria.

Nga kryetar të FFM dhe një sport i mbështetur dhe krenari për arritjet e sportistëve shqiptarë, në përjashtim.

Ky është bilanci i një qeverie që në vetëm shtatë muaj ka shkatërruar arritjet e një dekade dhe ka dëmtuar rëndë pozitën euroatlantike të vendit.

Dje krenari, sot turp!

 

Kontrolloni gjithashtu

Andin Hoti: Serbia duhet të jap qasje në arkiva në mënyrë që të zbardhet fati i të të zhdukurve

Andin Hoti: Nuk u realizua takimi në Bruksel, për shkak të refuzimit të Serbisë për të marrë pjesë

Sot, më 15 janar 2025, ishte planifikuar që të mbahej takimi i Komisionit të Përbashkët …