BDI paralajmëron formimin e Institutit për mbikëqyrjen e përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe

BDI paralajmëron formimin e Institutit për mbikëqyrjen e përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe

Bashkimi Demokratik për Integrim sot përmes kandidatit të zonës 6, Xhevat Ademi, paralajmëroi themelimin e Institutit për mbikëqyrjen e përdorimit zyrtar dhe standardit të gjuhës shqipe. Instituti do të funksionojë në formë të një inspektorati që do përkujdeset për mbrojtjen e zbatimit të gjuhës si dhe përdorimit adekuat të saj me çka do të sigurohet intelekti gjuhësor shqiptar. Sipas zotit Ademi, themelimi i institucionit do të kontribuojë drejt barazisë gjuhësore që është edhe shtylla e dytë e BDI-së për këto zgjedhje, si dhe do ndikojë drejtpërdrejt në zhvillimin intelektual të popullatës. BDI do të zotohet për sjelljen e një ligji për, siç tha ai, themelimin e një mekanizmi mbrojtjës apo Institut i cili do përcjell, mbikëqyr dhe sanksionon   çdo devijim nga normat e shqipes letrare tashmë të zyrtarizuar në Maqedoni. Andaj  Ademi tha se mbetet në duar të qytetarëve që të japin mandat BDI-së dhe të vazhdohet misioni i nisur për barazi të plotë të gjuhës shqipe.

Kontrolloni gjithashtu

“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci

Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …