BDI; Për 7 muaj, qeveria e partive me 1% mbështetje ka kthyer mbrapsht çdo arritje historike në marrëdhëniet mes Maqedonisë e Kosovës

Në një reagim të  BDI-së thuhet se për vetëm shtatë muaj, qeveria e partive me 1% mbështetje ka kthyer mbrapsht çdo arritje historike në marrëdhëniet mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, duke rikthyer një gjuhë dhe qasje që për shumë vite ishte lënë pas.  Për herë të parë, institucionet e kësaj qeverie përdorin terminologjinë “Kosova dhe Metohia,” një narrativë që është shprehje e qartë e politikave të Serbisë për denigrimin e statusit të Republikës së Kosovës. Kjo qeveri, që lejon Ivan Stoilkovicin – një përfaqësues i hapur i interesave ruso-serbe – të udhëheqë ministrinë që mban përgjegjësinë për zbatimin e Marrëveshjes Paqësore të Ohrit, ka treguar se është thjesht një zgjatim i “Botës Serbe” në Maqedoninë e Veriut.  Dhe është pikërisht kjo qeveri që po tenton  të tregojë se e ku kanë “vendin shqiptarët,, nëpërmjet nënshtrimit politikave përjashtuese.  BDI mbetet e përkushtuar për të mbrojtur dinjitetin, legjitimitetin dhe të ardhmen e shqiptarëve dhe të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.

Kontrolloni gjithashtu

Blerta Deliu-Kodra, akuzoi Vetëvendosjen për orkestrimin e tensioneve, me qëllim për të provokuar ndasi të rrezikshme

Blerta Deliu-Kodra, akuzoi Vetëvendosjen për orkestrimin e tensioneve, me qëllim për të provokuar ndasi të rrezikshme

Kandidatja për deputete nga PDK-ja, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar ndaj akuzave të ministrit të Kulturës, …