BDI, konsideron se Qeveria jolegjitime ka shkelur jo vetëm Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, por edhe Marrëveshjen e Ohrit dhe Ligjin për Gjuhët. Miratimi i ndryshimit të ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, ku përcaktohet që licencat të lëshohen në gjuhën shqipe vetëm me kërkesën e përfituesit, është një akt që minimizon rëndësinë e gjuhës shqipe, duke e reduktuar nga gjuhë zyrtare dhe detyruese në një mundësi të kërkuar, duke shkelur me dy këmbë të drejtat themelore të shqiptarëve në këtë shtet. Ky vendim është një hap prapa dhe një dështim tërësor për të respektuar standardet e barazisë dhe të drejtave të garantuara me Kushtetutë dhe ligje ndërkombëtare. Do të mbajnë përgjegjësi historike për këtë tradhti, pasi asnjë privilegj pushteti nuk mund të justifikojë pjesëmarrjen në këtë akt që cenon dinjitetin dhe të drejtat e shqiptarëve.
Kontrolloni gjithashtu
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka deklaruar se Bllaca e Suharekës ka shpallur mbështetje për koalicionin, “Kosova Fituese”
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj ka deklaruar se Bllaca e Suharekës ka shpallur mbështetje për …