BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI; Qeveria të ndalojë menjëherë zbatimin e agjendës ruse për destabilizimin e vendit

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësim të thellë për politikat e rrezikshme të qeverisë, të cilat jo vetëm që minojnë stabilitetin e Maqedonisë së Veriut, por edhe përkojnë me një agjendë destabilizuese që i shërben interesave gjeopolitike të Rusisë.  Veprimet e fundit të qeverisë, përfshirë fajësimin e shqiptarëve për kriza që I prodhon vet, tregojnë një strategji të qartë që synon dy qëllime: të shkatërrojë themelet e Marrëveshjes Paqësore të Ohrit dhe të devijojë vëmendjen nga dështimi për të realizuar ndryshimet kushtetuese të domosdoshme për rrugën integruese drejt Bashkimit Evropian.

Prania e figurave si zëvendëskryeministri Stoilkovic dhe bashkërendimi i tij me agjendën destabilizuese të politikanëve si Vulin, i njohur për lidhjet e tij të afërta me Kremlinin dhe përpjekjet për të minuar stabilitetin rajonal, është dëshmi e qartë e ndikimit të drejtpërdrejtë të Rusisë në këto zhvillime.

 

BDI thekson se shqiptarët kanë qenë gjithmonë garantues të stabilitetit dhe promovues të proceseve euro-atlantike në Maqedoninë e Veriut.

Përpjekjet për t’i portretizuar ata si faktor destabilizues janë të pabaza dhe kanë për qëllim të maskojnë dështimet e qeverisë dhe orientimin e saj drejt agjendave të huaja.

I bëjmë thirrje qeverisë që të ndalojë menjëherë këtë kurs të papërgjegjshëm dhe të japë llogari publike për motivet dhe pasojat e këtyre politikave.

Shqiptarët nuk do të bien pre e këtyre provokimeve të qëllimshme dhe do të vazhdojnë të mbrojnë stabilitetin, paqen dhe rrugën euro-atlantike të vendit.

Gjithashtu, u bëjmë thirrje faktorit ndërkombëtar të ndjekë nga afër këto zhvillime dhe të ndërhyjë për të parandaluar që agjendat destabilizuese të shkaktojnë dëme të pariparueshme për vendin dhe rajonin.

BDI mbetet e përkushtuar ndaj mbrojtjes së stabilitetit, Marrëveshjes Paqësore të Ohrit dhe integrimit euro-atlantik, si shtylla të të ardhmes së përbashkët dhe të sigurt të Maqedonisë së Veriut.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-kryenegociatori, Avni Arifi, ka reaguar kundër kryeministrit Kurti, lidhur me numrin e të papunëve në Kosovë

Avni Arifi kritikon reagimet ndërkombëtare, të çuditshme dhe pa drejtim kah Serbia

Opinionisti, Avni Arifi ka drejtuar kritika ndaj qëndrimeve të ndërkombëtarëve pas shpërthimit të së premtes …