Partia e drejtuar nga Ali
Ahmeti, Bashkimi Demokratik për Integrim, po i siguron një tranzicion të qetë
Qeverisë së Nikolla Gruevskit. Mediet nga Maqedonia njoftojnë se BDI ka arritur
marrëveshje të reja me VMRO-DPMNE, për shmangien e ndonjë krize të mundshme. Siç
njofton agjencia e lajmeve INA, kjo marrëveshje është arritur në nivelet e
larta mes dy partive. VMRO-DPMNE është shprehur e gatshme për disa lëshime të
vogla, me kusht që aleatin e saj të përhershëm në Qeveri, BDI, ta ketë pranë në
çdo moment. Kjo marrëveshje, sipas këtyre burimeve, përfshin themelimin e
Universitetit të dytë shqiptar në Maqedoni, kërkesë kjo që dy muaj më parë
ishte hedhur poshtë nga partia e Nikolla Gruevskit. “VMRO frikësohet për të mos
humbur aleatin e saj BDI, e cila mund të rëndojë pozicionet e partisë më të
madhe në pushtet”, thonë burimet. Sidoqoftë, ende mbetet e paqartë nëse BDI ka
kërkuar ndonjë marrëveshje për çështjen e Jugohromit, fabrikë e cila po kërcënon
seriozisht shëndetin e qindra mijëra banorëve të Pollogut. Partia më e madhe
shqiptare në Maqedoni nuk ka dalë asnjëherë nga Qeveria, madje ajo ka siguruar
jetëgjatësinë e saj. Në mars të këtij viti, ish-ambasadori evropian në Shkup,
Ervan Fuere pati kritikuar rëndë BDI-në, për të cilën pati shprehur habinë sesi
qëndron në koalicion qeveritar me VMRO-në, e cila ka shkelur të gjitha vlerat për
të cilat lufton BDI.
Kontrolloni gjithashtu
David Kanin: Albin Kurti është figurë jo popullore jashtë Kosovës, tani do të përballet me Amerikën
Ish-analisti i mirënjohur në CIA, aktualisht profesor i Studimeve Evropiane, Dejvid Kanin, ka komentuar fitoren …