BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI shpreh shqetësim për veprimet e fundit të Qeverisë, që synojnë përjashtimin e shqiptarëve nga bordet drejtuese të institucioneve shëndetësore

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e thellë për veprimet e fundit të Qeverisë, të cilat synojnë përjashtimin e shqiptarëve nga bordet drejtuese të institucioneve shëndetësore publike.  Këto veprime përbëjnë një politikë të qartë të përjashtimit dhe dominimit monoetnik, duke minuar parimet e barazisë dhe përfaqësimit të drejtë.  Ndërkohë që Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, gënjente opinionin se ishte ftuar në inaugurimin presidencial në Uashington dhe shëtiste rrugëve të atjeshme, këtu në vend janë ndërmarrë masa për të zëvendësuar anëtarët shqiptarë në bordet e institucioneve shëndetësore publike me persona të etnive të tjera.  BDI dënon fuqishëm këto veprime dhe kërkon nga Qeveria që të respektojë parimin e përfaqësimit të drejtë dhe të barabartë të të gjitha komuniteteve etnike në vend.  BDI do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe për të siguruar që parimet e barazisë dhe përfaqësimit të drejtë të respektohen në të gjitha institucionet shtetërore.

Kontrolloni gjithashtu

BE-ja dhe Holanda kërkojnë përkushtim të Kosovës në dialog dhe sundim të ligjit

Shefi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka theksuar se Kosova duhet të angazhohet …