BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI; Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut të poshtëruar e të përjashtuar edhe nga ushtria

Bashkimi Demokratik për Integrim ngre shqetësimin për përjashtimin dhe margjinalizimin sistematik të shqiptarëve nga strukturat kyçe të ushtrisë në Maqedoninë e Veriut. Shqiptarët në ushtri janë të përjashtuar dhe të kufizuar për vendimet e rëndësishme dhe pozitat strategjike. Margjinalizimi i shqiptarëve nuk ndalet vetëm me përjashtimin e tyre nga pozitat udhëheqëse, por zgjerohet edhe në sistemin e edukimit ushtarak.  Eshtë shqetësuese se në vend që të ndihmojnë zgjidhjen e këtij problemi, të zgjedhurit e VMRO-DPMNE-së për të luajtur rolin e “përfaqësuesve shqiptarë” vetëm sa legjitimojnë këtë padrejtësi. Këta politikanë janë të paaftë dhe të paguximshëm për të ngritur zërin kundër këtij diskriminimi të hapur, duke u bërë pjesë e heshtur e margjinalizimit të shqiptarëve. Ndërkohë, pjesa maqedonase e shoqërisë vazhdon të heshtë për këtë padrejtësi, duke i injoruar shqetësimet e  shqiptarëve dhe duke mos e kuptuar se diskriminimi i një populli nuk është thjesht një problem etnik, por një krizë e shtetit në përgjithësi.

Kontrolloni gjithashtu

Sheqir Zeneli: Ahmeti ishte një njeri me një shpirt të pa epur, një patriot i devotshëm…

Përshendetje familja e ngusht QERIQI! ATË DITË ISHA i shtrirë në shtrat dhe mezi po …