BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Sipas Komisionit zgjedhor të Rusisë, 88 % e qytetarëve të Rusisë që jetojnë në Maqedoni, kanë votuar për Putinin

Bashkimi Demokratik për Integrim me shqetësim të madh sheh rezultatet e fundit të zgjedhjeve ruse edhe në territoret jashtë Rusisë. Diktatori Putin, në zgjedhjet ruse të zhvilluara gjithandej, mbështetje më të madhe nga vendet e rajonit ka marrë në Maqedoninë e Veriut. Sipas Komisionit zgjedhor të Rusisë, 88.1% e qytetarëve të Rusisë që jetojnë në vendin tonë, kanë votuar për Putinin. Kjo dëshmon se politika ruse është prezente, nuk ka hequr dorë dhe vazhdon të përpiqet çdo ditë e më shumë të rrezikojë rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe të rrënojë çdo të arritur të vendit vitet e fundit. Në skenarin rus të Putinit, ka kohë që janë renditur zëshëm parti politike në Maqedoni, ndërsa të njëjtat, së fundmi – po ndihmohen edhe nga opozita shqiptare, e cila për çdo ditë shpif, fyen dhe dezinformon qytetarët se BDI është e keqja e vendit dhe jo VMRO dhe Levica. Bashkimi Demokratik për Integrim nuk dëshiron të besojë se opozita shqiptare me vetëdije i është bashkangjitur skenarëve ruse, por i apelon të reflektojë dhe të bëjë fushatë demokratike dhe evropiane, duke marrë shembull BDI-në dhe Presidentin në ardhje, Bujar Osmani. Gjithashtu, sigurojmë qytetarët se, ashtu siç ndodhi me anëtarësimin në NATO dhe udhëheqjen e suksesshme me Misionin e OSBE-së, Bashkimi Demokratik për Integrim do të jetë çelësi kryesor edhe në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

 

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …