BDI:Të hetohet ndarja e 16 milionë eurove nga Komuna Çair një personi të vetëm

BDI: Të hetohet ndarja e 16 milionë eurove nga Komuna Çair një personi të vetëm

Bashkimi Demokatik për Integrim me shqetësim ka ndjekur raportimet mediatike për keqpërdorime flagrante me furnizimet publike në Komunën e Çairit.

Raportohet që nga viti 2020 deri në vitin 2023 – komuna e Çairit ka ndarë 16 milionë euro për tenderë për dy kompani “Bauer BG SHPK” dhe “EnergoInvest Trejd”, të cilat kanë të njëjtin pronar, Gordana Dimitrova.

Sipas raportimeve, komuna Çair ka lidhur edhe 23 marrëveshje furnizimi në vlerë prej 4.113.165 euro me kompaninë “Bauer BG”, si dhe marrëveshje në vlerë prej 11.091.674 euro për sheshin “Skënderbeu”, që në total është 15.204.843 euro.

Ftojmë institucionet përkatëse që të hulumtojne keqpërdorimin eventual të mjeteve buxhetore dhe të veprojnë në përputhje me ligjin.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …