Komisioni Evropian njoftoi të hënën se do t’i japë 400 milionë euro nismës së OBSH për të blerë vaksinën antiCovid-19. Një iniciativë e quajtur COVAX planifikon të blejë 2 miliardë vaksina të mundshme, nga prodhues të shumtë, deri në fund të vitit 2021. Komisioni Evropian po negocion blerjen e një vaksine antiCovid-19 me disa kompani farmaceutike në emër të 27 vendeve anëtare dhe ka njoftuar javët e fundit se qeveritë anëtare nuk mund të sigurojnë vaksina paralelisht. Komisioni shtoi në një deklaratë se ishte i gatshëm, së bashku me anëtarët e tjerë të BE, “për të ndarë ekspertizën dhe burimet brenda COVAX për të përshpejtuar zhvillimin dhe për të rritur prodhimin e vaksinave për qytetarët në të gjithë botën, në vendet e varfra dhe të pasura”.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …