Lidhur me paralajmërimin e hapjes së Urës kryesore mbi lumin Ibër, që ndan Mitrovicën në pjesën jugore dhe veriore, Bashkimi Evropian thotë se kjo çështje duhet të zgjidhet në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Nga Lista Serbe, partia kryesore politike e serbëve të Kosovës, thonë se ura nuk mund të hapet pa pëlqimin e komunitetit serb. Por, qytetarët e Mitrovicës janë të ndarë për këtë çështje. Në seancën e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, sot gjatë diskutimeve për pikën “të ndryshme”, pritet të flitet edhe për çështjen e zbatimit të vendimit për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër për trafik, tha për Radion Evropa e Lirë kryetari i Kuvendit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Nexhad Uglanin. Sipas tij, në diskutim do të jetë “situata e sigurisë për hapjen e urës”, e cila që nga viti 1999 e ndan Mitrovicën në pjesën jugore, të banuar me shumicë shqiptare, dhe në pjesën veriore, të banuar me shumicë serbe.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …