viza

BE ia bënë të qartë kryeministrit Hoti së liberalizimi i vizve për Kosovën aktualisht nuk është prioritet për ta

Heqja e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës, siç duket është një proces që nuk pritet të përfundojë së shpejti. Kështu të paktën i kanë bërë me dije zyrtarë të Bashkimit Europian kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit, gjatë vizitës që pati në Bruksel. Për më shumë se një dekadë qytetarët e Kosovës janë në pritje për heqjen e vizave, e pavarësisht se vendi ka plotësuar të gjitha kushtet, ky premtim i BE-së nuk u realizua. Këta të fundit, së pari po kërkojnë rikthimin e Kosovës e Serbisë në tavolinën e dialogut, ku me çdo kusht po kërkojnë që një proces i tillë të udhëhiqet dhe ndërmjetësohen nga ata. Sa i përket çështjes së vizave, Këshilli Europian nuk po jep një vendim final rreth kësaj çështje duke e zvarritur më tej, si dhe duke kërkuar që vendi të plotësojë edhe të tjera kushte.

Kontrolloni gjithashtu

Përplasje verbale në Kuvendin e Prishtinës për Planin Zhvillimor Komunal 2025–2033

Një përplasje verbale ka ndodhur sot në Kuvendin Komunal të Prishtinës ndërmjet ish-nënkryetarit Dardan Sejdiu …