Zëdhënësja e BE-së, Nabila Massrali Kështu ka deklaruar se Brukseli po planifikon të vendosë statusin e urës në agjendën e takimit të ardhshëm të dialogut. Edhe më herët, përfaqësues të BE-së janë deklaruan kundër hapjes së urës së Ibrit për qarkullim për automjete. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ditë më parë kishte thënë se miqtë e Kosovës. Bashkimi Evropian dhe Quint-i, kishin shkuar te kryeministri Albin Kurti për t’i thënë: “Mos e bëj këtë, mos bëj lëvizje të njëanshme, mos e hap urën”. Por ai duket i vendosur ta bëjë këtë. Prandaj thamë, ‘jo, sepse do të ketë efekte shumë negative’. Kërkojmë nga autoritetet të parandalojnë dhe shmangin hapat që do të çojnë në konfrontime dhe përshkallëzim më të madh, sepse i lëndon njerëzit në terren dhe ju dhemb edhe juve, sepse Kosova është nën masat e BE-së dhe nën disa masa të ShBA-së për shkak të ndërmarrjes së përsëritur dhe të provuar të lëvizjeve që çojnë në përshkallëzim. Nuk i ndihmon askujt, përkundrazi, ndikon shumë negativisht te një numër i madh njerëzish”, kishte thënë, Peter Stano.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …