Besnik Bislimi

BE-ja demanton Besnik Bislimin i cili thotë se i vetmi draft që u paraqit gjatë bisedimeve, në Bruksel, ishte i kryeministrit, Kurti

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi i është përgjigjur publikimit të fundit nga ana e Bashkimit Europian se ka pasur një propozim në tavolinën negociuese në takimin e nivelit të lartë Kosovë-Serbi në Bruksel. Ai këmbëngul që as BE si lehtësuese e as Serbia si palë nuk paraqitën asgjë përveç se “akomoduan kërkesën e Serbisë” për t’u fokusuar në themelimin e Asociacionit. Në takimin e nivelit të lartë me 14 shtator në Bruksel, vetëm Kryeministri i Kosovës prezantoi një draft substancial dhe gjithëpërfshirës. BE-ja dhe Serbia nuk paraqitën asgjë, por këmbëngulën për të akomoduar kërkesën e Serbisë për t’u fokusuar vetëm në AKSHS. Çdo raportim alternativ është një shtrembërim i qartë dhe i qëllimshëm i së vërtetës”, ka shkruar Bislimi. Në reagim të deklaratës së kryeministrit Kurti dje, nga Bashkimi Europian është thënë se s’ka qenë Kosova e vetmja që ka propozuar në tavolinë, por edhe Brukseli zyrtar. Ndërkohë, sot është bërë publik edhe propozimi i Bashkimit Europian. Në propozimin e BE-së, kërkohet që të fillohet menjëherë me procesin e negociatave për Statutin e instrumentit të vetëmenaxhimit të serbëve të Kosovës dhe  krahas kësaj Serbia nuk insiston në përdorimin e fusnotës dhe as kërkesën që UNMIK të përfaqësojë Kosovën në nisma rajonale.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …