Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Europian dhe Shefja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Gjenoveva Ruiz Calavera ka reaguar përmes një shkrimi-opinion, pas deklaratave të Presidentit Meta për dështim të reformës në Drejtësi. Në shkrimin e saj, ajo thekson se “BE-ja dhe SHBA-ja janë plotësisht të përkushtuara që të vazhdojë ta mbështesë reformën e gjyqësorit në Shqipëri, për të garantuar të drejtën e qytetarëve për një shoqëri demokratike ku askush nuk është mbi ligjin”. Në opinion e saj Calavera nënvizon se, “Vetingu i gjyqësorit është një hap thelbësor në këtë drejtim”.
